Presidenti Ilir Meta i përgjigjet sulmeve të bashkëshortes së tij, kryetares së...

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet sulmeve të bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së

726
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në intervistën e tij sonte, për emisionin “Fakt” të Çim Pekës, ju është shprehur në lidhje me sulmet që hera-herës, bashkëshortja dhe njëkohësisht kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë ndaj tij, kryesisht për qëndrimin e mbajtur në disa çështje përgjatë bashkëqeverisjes me socialistët.

A mendoni se mund ta besojë publiku që deklaratat e Kryetares së LSI-së, znj. Kryemadhi, bashkëshortes suaj, janë tërësisht të pandikuar prej Presidentit Meta, pavarësisht se ajo ju ka akuzuar dhe Ju?
Përsëri nuk dëshiroj të përfshihem në debate apo polemika të tilla. Megjithatë mund të jap një sqarim për rastin konkret.
Unë në shtëpi nuk jam President, jam bashkëshort, jam prind, ashtu sikurse në lagje meqenëse prej më shumë se një viti jemi bashkë në një lagje, nuk jam President dhe nuk sillem si i tillë, por si një banor i zakonshëm i lagjes.
Unë besoj te të drejtat e njeriut, sepse e di që ajo pak që do të donin apo do të dëshironin të interpretonin, keqinterpretonin apo të paragjykonin faktin që bashkëshortja e Presidentit është edhe Kryetare e një force politike, që ndikohet nga ajo, apo ndikon tek ajo.
Dua t’ju siguroj se që nga 24 korriku raportet e mia janë krejtësisht të qarta edhe me partinë që kam drejtuar edhe me skenën politike në vend. Unë jam përkushtuar një detyre, një Institucioni. Do përpiqem ta bëj këtë punë, dhe ta përmbush këtë detyrim kushtetues me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi se çfarë bën forca politike që kam drejtuar apo kam aderuar deri më 24 korrik dhe aq më tepër Kryetarja e saj. Nëse ajo mendon se, duke theksuar herë pas herë defekte dhe të meta tek ish-drejtuesi i LSI-së rrit profilin e saj politik, kjo është një zgjedhje e saj.

Dakord. Ju mendoni se ka të bëjë me individualitete dhe arritje të profilit të saj politik, por në fakt ka një akuzë konkrete të Monika Kryemadhit ndaj jush z. President…
Për çdo akuzë konkrete të Kryetares së LSI-së ndaj meje, për çështje konkrete, sepse e kam dëgjuar disa herë, Kryetarja e LSI-së mund të pyesë Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Vasili sepse ai ka qenë, jo vetëm krahu i djathtë i imi gjatë drejtimit tim të LSI-së sidomos në katër vitet e fundit, por ka qenë prezent në çdo takim, çdo bisedë, çdo tryezë ku janë diskutuar çështje të tilla. Madje dhe në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka qenë z. Vasili sepse ka qenë në pozicionin e Ministrit të Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY