FOTO/ Ky është polici që u arrestua për shpërndarjen e lëndëve narkotike

FOTO/ Ky është polici që u arrestua për shpërndarjen e lëndëve narkotike

320
0
Shares

Ky qe shihni te fotot, eshte Fatmir Meço, punonjësi i Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, i cili u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit pas nje hetimit disa mujor me metoda speciale, perfshire edhe pergjimet.

Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY