DETAJE/ Elbasan, Policia sqaron si dhe pse “u gjobit” 300 mijë euro...

DETAJE/ Elbasan, Policia sqaron si dhe pse “u gjobit” 300 mijë euro kryebashkiaku i Belshit

351
0
Shares

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje, lidhur me kërcënimin e kryebashkiakut të Belshit, identifikimin dhe shoqërimin e autorit.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Elbasanit, mësohet se sot, rreth orës 09:30, në Stacionin e Policisë Belsh është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Arif Tafani, 49 vjeç, me detyrë Kryetar i Bashkisë Belsh, se dje, rreth orës 12:00 në aksin rrugor Belsh – Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë”, Rajan Tafani, 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur me armë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.
Rajan Tafani, në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali i familjes se tij nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.
Policia menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga Kryetari i Bashkisë ka bërë kapjen dhe shoqërimin në Stacionin e Policisë Belsh të Rajan Tafanit për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do të referohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY