DEBAT në PD/ “Nuk ulem në analizë përbri atyre që bënin fushatë...

DEBAT në PD/ “Nuk ulem në analizë përbri atyre që bënin fushatë kundër PD-së”

220
0
Shares

Analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit po shoqërohet me debate të forta në forumet e brendshme të Partisë Demokratike. Pakënaqësitë për emrat e dërguar në degët lokale nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, janë përcjellë gjatë mbledhjes së përjavshme të Grupit Parlamentar Demokrat nga një grup deputetesh.
Flamur Noka, Halim Kosova dhe Albana Vokshi i kanë kërkuar Lulzim Bashës të tërheqë nga procesi i analizës një grup të të deleguarve në bazë, si pasojë e mungesës së angazhimit të tyre në fushatë dhe tendencave të shfaqura për të thelluar humbjen.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD, pohojnë se deputetët kanë ngritur shqetësimin për pjesëmarrje në procesin e analizës të disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar, por edhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilët, nisur nga qejfmbetjet e listave, nuk morën pjesë në fushatë apo bënë telefonata te baza për të mos votuar Partinë Demokratike.
Panorama mëson se Flamur Noka është shprehur ne mbledhjen me dyer te mbyllura se “Këtë shqetësim e kam edhe unë, madje jua kam shprehur edhe personalisht kryetar. Unë e kam të pamundur të pranoj në mbledhjet e analizës njerëz, që unë e di fare mirë që kanë bërë telefonata kundër PD-së në fushatë. Funksionarë të PD-së që kanë marrë njerëz në telefon, për t’i kërkuar që të mos dalin të votojnë apo të votojnë kundër PD-së për shkak të prishjes së ambicieve të tyre brenda partisë”.
Sipas tij “Ata që në zgjedhje dhe mbas zgjedhjeve kanë dalë hapur kundër PD-së, nuk duhet të kenë vend në tryezën e atyre që kontribuuan për fitoren tonë në zgjedhje. Në këtë mënyrë, lehtësojmë edhe bazën. Sepse është e qartë, ne i dimë fare mirë njerëzit që punuan kundër PD-së në zonat e gjithsecilit, por edhe përfaqësuesit lokalë tanët i dinë akoma më mirë cilët janë ata. Ne nuk duam njerëz që të vijnë në mbledhje, duke bërë sikur i dhimbset PD apo kanë mbetur të zhgënjyer për rezultatin që ne morëm. Është më e ndershme që ata vetë të mos vijnë, ose ju kryetar t’i hiqni këta persona, në mënyrë që edhe rezultati i analizës të jetë ai që të gjithë presim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY