Vendimi i gjykatës për Zaganin, edhe Balla e nxjerr zbuluar Kryeministrin

Vendimi i gjykatës për Zaganin, edhe Balla e nxjerr zbuluar Kryeministrin

163
0
Shares

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi sonte në mbrëmje se vendimi për dënimin e Zagabit ka nxjerrë b lof Kryeministrin. Por po aq e nxori blof shefin e tij edhe deputeti Taulant Balla që ka publikuar sot vendimin e gjykatës së Vlorës për Dritan Zaganin.

“Para dy ditësh Rama gënjeu drejtpërdrejt miliona shqiptarë, kur për të mbrojtur Tahirin dhe Habilajt, sulmoi përsëri Dritan Zaganin si “të dënuar nga Krimet e Rënda”. Sot për të dytën herë rradhazi Balla konfirmoi zyrtarisht gënjeshtrën e Ramës:

 

  1. Vendimi është i gjykatës së Vlorës, dhe jo i Krimeve të Rënda, sic tha Rama.
  2. Është për largim nga vendi, jo për shpërdorim të detyrës.

 

Pasi Zagani zbuloi dhe denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, Saimir Tahiri dërgoi oficerët e shërbimit të kontrollit të brendshëm të Ministrisë së tij dhe e arrestoi në mes të natës.

 

Po këta vartës të Tahirit e paditën Dritan Zagarin në prokuroirnë e krimeve të rënda. Por akuzat e tyre ishin kaq të pabaza sa Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e mori përsipër hetimin dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Vlorës vetëm për shpërdorim detyre.

 

Dritan Zagani u largua nga Shqipëria sepse zbuloi se krimi dhe qeveria ishin bërë një. Zagani e kuptoi para të gjithëve se Tahiri dhe Rama ishin në shërbim të krimit dhe të vetmit oficerë policie që ata toleronin ishin ata që ngarkonin thasët e drogës dhe fiknin radarët. Zagani iku sepse e kuptoi se jeta e tij dhe e familjes së tij ishin të rrezikuara. Zvicra i dha azil politik.

 

Siç janë detyruar ta pranojnë vetë, dhe sic faktojnë përgjimet e Antimafias, për katër vite krerët e policisë kanë bashkëpunuar me trafikantët. Por në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar, arrestuar dhe sulmuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin. Kjo tregon më thjeshtë se gjithcka se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

 

Pas gjithë këtij persekutimi, dëshpërimi dhe paniku i Edi Ramës tani ka arritur në nivele të tilla sa kërkon mbrojtje prej Taulant Ballës. Që ky i fundit e nxorri Ramën bllof dhe zyrtarisht gënjeshtar, është sa shenjë e trashjes së tij, aq edhe triumf i Dritan Zaganit dhe të vërtetës mbi Edi Ramën”, deklaroi Alibeaj.

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në Facebook vendimin e arrestimit me 3 vite burg të Dritan Zaganit.

Statusi i Ballës:

E ftoj miqësisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të heqë dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani.

Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me Vendim të formës së prerë “Në emër të Republikës” me 3 vite burgim.

Shikojeni vendimin!

Nuk pres që Lulzimi Basha dhe as PD të kërkojë ndjesë. Sepse siç thashë në mëngjes, të gënjejë është e vetmja punë që Lulzim Basha di të bëjë më mirë.

Por të betohesh për drejtësi mbi fjalët e një personi të arrestuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit dhe më pas i dënuar nga Gjykata për largim nga vendi i qëndrimit të detyruar, kjo nuk është vetëm qesharake, por është shembulli më i qartë ku ka degraduar “vizioni” i PD për drejtësinë”.

E mbyllim këtu këtë debat, Lulëzim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY