EMRAT/ Vlorë, u shkoi FNSH për kontroll dhe e kundërshtuan, në pranga...

EMRAT/ Vlorë, u shkoi FNSH për kontroll dhe e kundërshtuan, në pranga 6 “të fortit”

324
0
Shares

Gjashtë persona janë arrestuar pasi nuk i kanë lejuar skuadrën e FNSH-së, të cilët do të kryenin kontroll. Në pranga kanë përfunduar Mario Vëngu 22 vjeç, Françesko Meto 20 vjeç, Damjano Rrapaj 21 vjeç, Enea Bregu 23 vjeç, Mariglen Ballesha 21 vjeç dhe Eriton Alliaj 19 vjeç. Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak se vuante nga një sëmundje kronike, A.K., 24 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Policia Vlorë gjatë kontrolleve të vazhdueshme që ka ushtruar lidhur me kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me evidentimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët posedojnë sende të paligjshme apo që rezultojnë kryerës të veprave të ndryshme penale, ditën e djeshme kanë arrestuar në flagrancë për kundërshtim të Punonjësve të Policisë Vlorë si dhe grupin e FNSH-së, shtetasit :

• Mario Vëngu, 22 vjeç, banues në Vlorë.

• Françesko Meto, 20 vjeç, banues në Vlorë.

• Damjano Rrapaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.

• Enea Bregu, 23 vjeç, banues në Vlorë.

• Eriton Alliaj, 19 vjeç, banues në Vlorë.

• Mariglen Ballesha, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Procedohet në gjendje të lirë për arsye se vuan nga një sëmundje kronike shtetasi A.K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që Policia ka ushtruar ndaj 4 prej këtyre shtetasve pasi janë konstatuar pranë një banese të abandonuar në lagjen ”28 Nëntori”, këta katër shtetas sëbashku edhe me tre të tjerë të cilët janë afruar më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtruar dhe nuk kanë lejuar ushtrimin e detyrës prej grupit të FNSH-së dhe shërbimeve të Policisë së Komisariatit Vlorë.

Materialet janë referuar ndaj të shtatë shtetasve për veprën penale ”Kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY