TABELA & SHEMBUJ/ Taksa e re e shtëpive, sa do të paguajnë...

TABELA & SHEMBUJ/ Taksa e re e shtëpive, sa do të paguajnë familjet në 62 bashki

693
0
Shares

Qeveria pritet të finalizojë formulën e re për llogaritjen e taksës së re të pronës sipas çmimeve fiskale. Ligji për taksën e re të pronës po diskutohet mbi dy variante të mundshme, atë të nivelit minimal të taksës me vlerë 0,035 për qind, dhe niveli maksimal, i cili varion deri në 0,04 për qind të vlerës së shtëpisë.
“Panorama” boton llogaritjet për nivelin e ri të taksës, për 62 bashkitë dhe 6 njësitë administrative. Përllogaritjet e taksës së re do të jenë mbi çmimet fiskale, të ndara për çdo bashki dhe njësi administrative në vend.
Nëpërmjet tabelës, çdo qytetar mund të kryejë vetë llogaritjet se do të paguajë me taksën e re, sipas dy niveleve që janë në diskutim. Më shumë taksë do të paguajnë qytetet si Durrësi, Fieri, Korça dhe qytetet bregdetare, për shkak të çmimeve të larta fiskale, që kanë këto zona. Formula e re do të nisë zbatimin pas 1 janarit 2018, në 4 zona pilote si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça.
Për ta konkretizuar për qytetarët. Në rast se qeveria do të miratojë variantin e parë, që taksa e pronës të ketë vlerën 0,035 për qind, një qytetar i Durrësit, i cili banon në një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë, do të paguajë 2,362 lekë në vit. Llogaritja e taksës është e thjeshtë. Çmimi referencë për këtë qytet është 67,500 lekë për metër/katror. Në rast se qeveria miraton nivelin 0,035 për qind, taksa e re do të jetë 23,625 lekë për metër/katror.
Për një familje që banon në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, taksa vjetore që do të paguajë do të jetë 2,362 lekë. Për variantin e dytë, ku nëse taksa e re do të ketë vlerë 0,04 për qind për metër/katror, ajo do të jetë 27 lekë për metër/katror. Për një familje që banon në një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë, taksa do të jetë 2700 lekë në vit. E njëjta logjikë do të ndiqet edhe për qytetet e tjera.
Ndryshimi i formulës pritet të rrisë nivelin e taksës deri në 15 euro në vit. Më shumë taksë do të paguajnë ato familje, që banojnë në zona më të shtrenjta dhe shtëpi me sipërfaqe të madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY