Tiranë, 21 vjeçari u fut në banesë dhe përdhunoi minorenen

Tiranë, 21 vjeçari u fut në banesë dhe përdhunoi minorenen

183
0
Shares

Një vajzë 16 vjeçe ka rënë pre e një përdhunimi. Ajo e ka denoncuar rastin në polici. Ngjarja për të cilën akuzohet D.I., sipas dëshmisë së adoleshentes, ka ndodhur një javë para se 16-vjeçarja të bënte kallëzimin në polici. Një ditë më parë, ajo është paraqitur në komisariatin e policisë në Kamzë dhe nën praninë e një psikologeje ka denoncuar se më datë 16 tetor, pasi ka shkuar në banesën ku jetonte 21-vjeçari, në Valias i Ri, ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e vajzës. Materialet në ngarkim të ngarkim të D.I., i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje,  u referuan nga Policia në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, e parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal. Policia bën me dije se punohet për kapjen e D.I., pa dhënë asnjë detaj shtesë lidhur me ngjarjen e rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY