EMRI & FOTO/ Jonida Shehu ikën nga “Pasdite në Top Channel” ja...

EMRI & FOTO/ Jonida Shehu ikën nga “Pasdite në Top Channel” ja kush e zëvendësojë nga sot

670
0
Shares

Jonida Shehu nuk do të jetë më moderatorja e Pasdite në Top Channel, duke i lënë vendin një fytyre tjetër mjaft popullore të Top Channel.
Juli Krisafi, spikerja e edicioneve qendrore të Top Channel prej disa vitesh, do të jetë moderatorja e re e programit të pasdites.
Lajmi ka vetëm pak orë që qarkullon në korridoret e Top Channel, ndërsa më parë janë shkëputur marrëdhëniet me Jonida Shehun, e cila drejtoi për më shumë se 1 vit programin e Pasdites.
Nga Top Channel njoftohet se marrëdhëniet kontraktuale me znj. Jonida Shehu janë ndërprerë në mënyrë përfundimtare më 23. 10. 2017. Sjellja aspak profesinale e Jonida Shehut dhe braktisja e emisionit në mënyrë të papritur janë arsyet e largimit të gazetares nga Top Channel.
Për këtë arsye, zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërbim për prishje të imazhit.
Juli Krisafi është një gazetare me një eksperiencë të gjatë në televizion, ndërkohë që prej disa vitesh ajo është kthyer si imazh i edicionit qendror të lajmeve. Juli Krisafi do të jetë edhe bashkëautore e programit Pasdite në Top Channel. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY