Rama: Policia, me një situatë së brendshmi të paparanueshme

Rama: Policia, me një situatë së brendshmi të paparanueshme

123
0
Shares

Foto arkiv

Kryeministri Edi Rama shkoi sot në ministrinë e Brendshme në përpjekje për të ngritur moralin e policisë pas akuzave dhe kërkesës për arrestim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kemi të bëjmë me një situatë që ka të bëjë së brendshmi me shfaqje të papranueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi balte dhe akuzash. Me këtë furi synohet ndër të tjera edhe demotivimi i policisë së shtetit”, tha Kryeministri Rama ndërkohë që pak minuta më parë ministri i Brendshëm fatmir Xhafa tha se institucioni i tij po publikon 10 pika që përbëjnë edhe objektivat  kryesore të policisë në 4 vitet që vijnë.

Sipas Kryeministrit politika po gjen mbështetje te krimi dhe politika me krim nuk është asgjë tjetër ves një mbështetje për krimin.

Rama tha se sulmet ndaj policisë në këto 4 vite janë në një raport 10:1 me sulmet që policia ka patur më herët. Por sipas Kryeministrit sulmi nisi për shkak të largimit prej policisë të militantëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY