Gramoz Ruçi “nuk ia prish” Saimir Tahirit, i jep një ditë kohë...

Gramoz Ruçi “nuk ia prish” Saimir Tahirit, i jep një ditë kohë “për të prishur provat”

76
0
Shares

Gramoz Ruçi i ka vënë vulën mbledhjes së i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, duke i dhënë një ditë kohë ish-ministrit Saimir Tahirit, “për të prishur provat” sikurse denoncoi deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa mbrojtja e ish-ministrit Saimir Tahiri kërkoi kohë deri të hënën për tu mbrojtur para provave të Prokurorisë, kryetari i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores Gramoz Ruçi ka vendosur vetë se kur do të vijohet me qëllim që të merret një vendim për heqjen apo jo të mandatit të ish-ministrit.
Sipas Ruçit, mbledhja do të vijojë nesër në orën 10:00 dhe kështu i dha edhe një ditë kohë Saimir Tahirit, por jo tre siç kërkoi avokati i tij.
Opozita, veçanërisht deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi të vazhdohet menjëherë e të mos merret parasysh kërkesa e avokatit të Tahirit, pasi sipas tij, ka prova të mjaftueshme që atij t’i hiqet mandati, por Ruçi nuk ka qenë me një mendje me të.
“Deri në 5 të natës do vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, tha Alibeaj, por Ruçi e kundërshtoi duke mbyllur mbledhjen.
“Mos i ngatërroni gjërat. Këtu nuk jemi duke marrë një vendim në kundërshtim me rregulloren. Ne s’kemi pse i zvarrisim çështjet, nuk e marr në konsideratë kërkesën e avokatit, por i duhet kohë në raport me seancën e radhës, prandaj mblidhemi nesër në orën 10:00”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY