Saimir Tahiri flet pas Këshillit të Mandateve për “të vërteta” që do...

Saimir Tahiri flet pas Këshillit të Mandateve për “të vërteta” që do dalin së shpejti

159
0
Shares

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, pas daljes nga sallë ku u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ka përsëritur edhe një herë para medias se “Nuk keni parë asgjë akoma”.
Tahiri tha se do ti shkojë deri në fund të vërtetës. Ndërsa nuk komentoi asgjë mbi shtyrjen mbledhjes së Këshillit të Rregullores, çka sipas deputetëve demokratë do të ndikojë negativisht, pasi i jep mundësi Tahirit për shkatërrimin e provave.
“Unë besoj se jeni të gjithë të qartë dhe i dëgjuat edhe vetë me veshët tuaj historitë, por gjithsesi le të presim, dhe jam shumë i gatshëm për të porositur deri në momentin e fundit, pa lënë asnjë shteg për drejtësi deri në fund. Unë ua thashë që nuk keni parë gjë akoma. Kur jua thashë ju duk shumë e mirë për të bërë çdo lloj historie, ua them prapë nuk keni parë gjë akoma. Ua thashë bëni durim siç po bëj unë durim. E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do vonojë shumë. Ju vetëm bëni durim dhe unë do shkoj deri në fund deri sa të nxjerr në pah të vërtetën”, u shpreh Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY