Kreu i Kuvendit publikon dosjen “Tahiri”: Shihemi nesër në orën 11:00

Kreu i Kuvendit publikon dosjen “Tahiri”: Shihemi nesër në orën 11:00

94
0
Shares

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka vënë në dispozicion dosjen e ish ministrit Tahiri, për te gjithe anetaret e keshillit te mandateve. Me ane te nje deklarate per shtyp Ruci publikoi dheboren e mbledhjes ku do te merret vendimin ne lidhje me imunitetin i ish ministrit dhe arresrimin e tij.

Deklarata e Rucit

Duke ju falënderuar për këtë komunikim të parë si Kryetar i Kuvendit me ju, do të dëshiroja një komunikim tjetër, por në respekt të interesit të publikut, lidhur me kërkesën e bërë ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës, Kuvendit të Shqipërisë, për dhënien e autorizimit për ndalimin e deputetit z. Tahiri dhe, mbi të gjitha për t’i dhënë fund çdo spekulimi, i cili është transmetuar dhe në mediat tuaja, për veprime dhe për mosveprime nga ana e Kryetarit të Kuvendit, më lejoni t’ju njoftoj ju dhe nëpërmjet jush, gjithë opinionin publik se sot, në datën 19 tetor 2017, më është paraqitur pikërisht në orën 17:00 nga strukturat e Kuvendit, kërkesa e bërë nga Prokuroria e Tiranës për dhënien e autorizimit asaj, lidhur me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri.
Mbasi u konsultova me stafin e Kuvendit lidhur me gjykimin dhe vlerësimin e tyre për nenin 73 pika 2 e Kushtetutës të Shqipërisë, për nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, për nenin 285 të ligjit 35/2017 dhe me Rregulloren e Kuvendit, nenin përkatës, që interpreton mënyrën e veprimit të Kryetarit të Kuvendit në raste të tilla, si edhe me precedentët parlamentarë 27 vjeçar, mund t’ju them se sot brenda ditës, pra brenda datës 19 tetor 2017, dhe në orën 18:30 kam nxjerrë këtë urdhër:
1- Materiali i depozituar pranë Kuvendit nga ana e Prokurorisë së Tiranës t’u vihet në dispozicion brenda ditës së sotme të gjithë anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve.
2- Ky material brenda ditës së sotme t’i vihet në dispozicion deputetit Saimir Tahiri.
3- Brenda ditës së nesërme, pra në datën 20 tetor 2017, në orën 11:00, pranë selisë së Kuvendit, kam urdhëruar thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
4- Njoftimin e Prokurorit të Tiranës dhe të deputetit Saimir Tahiri për vendin, kohën dhe rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY