A e pranoi sonte kanabizimin e vendit ministri që shënoi rekordet e...

A e pranoi sonte kanabizimin e vendit ministri që shënoi rekordet e prodhimit të drogës

102
0
Shares

Akuza se unë kam fituar 5 milion euro në muaj është krejt komike edhe sikur të gjithë drogën ta kishte mbjellë vetë dhe se kishte vetëm 2 muaj ministër, tha ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sonte në Opinion të Blendi Fevziut në tv Klan.

Fitimi prej 5 milionë euro në muaj u përmend në bisedën e përgjuar të 2 trafikantëve të arrestuar në Itali, një prej të cilëve Moisi Habilaj.

Tahiri tha se ka 30 deputetë të opozitës që kanë dalë me kriminelë me makinat e tyre jashtë vendit, kanë pasë rekorde kriminale në të kaluarën. Por gazetarët i kanë kujtuar atij se një deputet i qeverisë fshehur në makinë e tij një trafikant droge dhe policia nuk e kapi atë.

Ish ministri i Brendshëm deklaroi se mban përgjegjësi për kanabisin duke qenë se ka mbajtur postin e ministrit. Por nuk pranon moral nga politikanë hajdutë që janë shumë më të dëmshëm se disa fshatarë të varfër po prej këtyre politikanëve.

Tahiri rrëfeu se Guarda Financa ka bërë vetë monitorim që nga vitit 2013 dhe nuk merrte nga policia një hartë riksu sic ka qenë me herët praktika. Në fakt ka të dhëna se prokuroria ka nisur një hetim për rreth 12 oficerë të lartë të policisë për manipulim të interforcës që kryente monitorim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY