Artan Hoxha tregon se kush është kapoja e bandës dhe roli i...

Artan Hoxha tregon se kush është kapoja e bandës dhe roli i Tahirit brenda saj

1349
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja nga dosja “Habilaj” si dhe për përfshirjen e ish ministrit Saimir Tahiri brenda rrjetit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Hoxha tha se Tahiri nuk është kapoja dhe kreu i bandës, por pjesë e sistemit. Ai u shpreh se Prokuroria duhet të dërgonte kërkesë edhe për arrestimin e kreut të Policisë së Shtetit, Haki Cako.

“Zhurma është e madhe dhe ngjarja vijon të mos ketë përmasat e veta. Efekti që ka pasur në media ka qene i madh, por flas për ngjarjen reale e cila është tjetër gjë. Pra fenomeni kanabis në vitin 2016. Sot duket sikur maja e narkotikeve ka qene Tahiri, por nuk është ai kreu i bandës dhe kapua. Ai është një nga hallkat e sistemit. Prokuroria duhet të çonte edhe një kërkesë për Haki Cakon, pasi nuk është normale të shkarkohen 10 punonjës në polici. Kreu i piramidës është Haki Cako.”- tha Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY