ISHP hap fushatën: Vaksinohuni, shmangni epideminë

ISHP hap fushatën: Vaksinohuni, shmangni epideminë

101
0
Shares

Instituti i shëndetit publik ka çelur fushatën e vaksinimit kundër gripit duke vaksinuar të parët vetë punonjësit e institucionit. Drejtues të programit të vaksinimit njoftojnë se ka përfunduar shpërndarja në qendrat shëndetësore të 100 mijë vaksinave që do ofrohen falas për vaksinimin e personelit mjekësor, grave shtatzënë, fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarve mbi 65 vjeç. ISHP apelon vaksinimin në kohë të popullatës mbi 6 muaj për t’i paraprirë rrezikut të gripit stinor që një vit më parë shkaktoi 16 viktima. Një vaksinë e bërë në kohën e duhur mund të parandalojë gripin ose në rastin më të keq e dobëson impaktin viral deri aq sa personi i prekur nuk zë shtratin për ditë të tëra nga temperatura apo ethet ose edhe më keq. Anxhela është punonjëse në Institutin e Shëndetit Publik dhe është ndër parët që i është nënshtruar vaksinimit. E reja thotë se këtë praktikë e aplikon prej 4 vitesh gjatë së cilës nuk e ka ndierë gripin. Nga data 18 tetor ISHP ka çelur zyrtarisht fushatën e vaksinimit që u ofrohet falas punonjësve të shëndetësisë, fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarve mbi 65 vjeç por prioritet janë gratë shtatzëna që rrezikojnë komplikacione të rënda nëse preken nga gripi gjatë shtatzënisë. Vaksina për gripin sezonal është e njëjta e përdorur në fund të sezonit të shkuar prodhuar nga Hualan Biological Bacterin Co. Ltd kompani strategjike që operon në republikën e Kinës. Ekspertë të ISHP thonë se në asnjë rast të përdorimit të saj në popullatën shqiptare vaksina nuk ka prodhuar efekte anësore. Por vaksina antigrip është e këshillueshme për të gjitha duke nisur nga ato pediatrike 0-6 muajsh. Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të gripit që përkon me muajin nëntor ndaj dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur vaksinimin e popullatës në risk me qëllim që të jetë e imunizuar në rast të një epidemie të mundshme si ajo e vitit të shkuar që shkaktoi 16 viktima duke shënuar rekordin 22 mijë të prekur në një javë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY