VIDEO & EMRA/ Shkodër, arrestohet “shitësi” i drogës, “e tradhtoi” klienti –...

VIDEO & EMRA/ Shkodër, arrestohet “shitësi” i drogës, “e tradhtoi” klienti – I gjenden edhe armë e municione

187
0
Shares

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i operacionit “Doses”, u bë arrestimi në flagrancë i Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë Lorenc Koçi, 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër.
Arrestimi i Anton Shpatina u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi Lorenc Koçi për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY