Gjyqi i Emiljano Shullazit, ministrja Lindita Nikolla rrëzon dëshminë e Saimir Tahirit...

Gjyqi i Emiljano Shullazit, ministrja Lindita Nikolla rrëzon dëshminë e Saimir Tahirit – Kush do arrestohet për dëshmi të rremë?!

688
0
Shares

Në seancën e sotëm në gjyqin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesë e bandës së tij sot kanë dëshmuar pikërisht personat e kërcënuar, profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni. Po kështu ka dëshmuar edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Në dëshminë e saj Nikolla ka theksuar se e ka mësuar tërheqjen nga gara për rektor të Mynyr Konit nga Majlinda Keta.
“Kam thirrur Çakon në zyrë dhe mandej bashkë me të kemi takuar ish-ministrin Tahiri në ambientet e Gardës. Gjatë kohës që ne po flisnin për këtë ngjarje të papëlqyeshme që kishte ndodhur në universitet, Sali Berisha ka dalë në një konference për mediat pikërisht për këtë çështje”, është shprehur Nikolla para trupit gjykues.
Gjykatësit e kanë pyetur edhe njëherë znj. Nikolla nëse ishte e sigurt për atë që deklaronte dhe ajo është përgjigjur…
“Po”.
Në këtë mënyrë është rrëzuar dëshmia e një jave më parë e Saimir Tahirit i cili kishte deklaruar se lajmin për kërcënimin e dy profesorëve e ka mësuar përmes Sali Berishës. Pra sipas Nikollës, të gjithë kanë qenë në dijeni përpara se ngjarjen ta denonconte publikisht Sali Berisha.
Gjyqi është zhvilluar me dyert të mbyllura por detajet janë përcjellë nga gazetarja e News 24 Klodiana Lala e cila tha gjithashtu tha se dy profesorët Kule dhe Koni i kanë qendruar me përpikëri deklarimeve që kishin bërë përpara prokurorëve kur janë marrë në pyetje për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY