Shullazi “frikëson” Konin: A të ngjaj unë me ata që të kërcënuan?

Shullazi “frikëson” Konin: A të ngjaj unë me ata që të kërcënuan?

145
0
Shares

Zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të rënda, seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit dhe ku kanë dëshmuarRektori i kërcënuar prej Emilajno Shullazit, Mynyr Koni, po ashtu edhe ministrja e Arsimit. Lindita Nikolla. Krahas tyre kanë dëshmuar Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.
Mësohet se në dëshminë e tij para togave të zeza, rektori Koni ka rrëfyer si ka ndodhur kërcënimi.
“Në momentin e kërcënimit kam qenë para Fakultetit të Shkencave. Më thirrën nga një makinë e zezë. Më thanë që të futesha në makinë. U futa në makinë dhe u ula pas. Më kërkuan të hiqja dorë nga gara. Kërkesa ishte në mënyrë ultimative. Në momentin e parë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Isha i tronditur. Anulova garën zgjedhore. Kontaktova vetëm me Dhori Kulen dhe i tregova ngjarjen. Kam paraqitur dhe dorëheqjen pastaj iu riktheva garës”, deklaroi Koni.
Ai po ashtu ka deklaruar në seancë se Ministri i Brendshëm i ka garantuar sigurinë.
Një replikë ka ndodhur më pas mes Emiljano Shullazit të akuzuar për disa vepra penale, mes tyre për kërcënimin e rektorit të Tiranës dhe Mynyr Konit në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndërsa rektori Koni ka dëshmuar për kërcënimin e tij që ndodhi para Fakultetit të Shkencave duke thënë se është marrë me një makinë të zezë dhe i është kërkuar të dorëhiqet nga gara për rektor, Emiljano Shullazi ka folur duke e pyetur nëse i ngjan me ata që e kërcënuan.
Por Koni ka thënë se e ka parë shumë herë në TV dhe nuk e përcakton dot, duke mos drejtuar gishtin e akuzës drejtpërdrejt te Shullazi.

Shullazi: A të ngjaj unë me ata që të kërcënuan?
Koni: Të kam parë aq shumë në TV sa nuk e përcaktoj dot. Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë
Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY