Çfarë po “kurdiset”?! – pas arrestimit të kushëririt të Saimir Tahirit, kreu...

Çfarë po “kurdiset”?! – pas arrestimit të kushëririt të Saimir Tahirit, kreu i SHISH takohet me kryeprokurorin

195
0
Shares

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Lika është parë të ngjisë shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme ku ka qëndruar për rreth 60 minuta.
Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga të dyja institucionet dhe nuk dihet nëse ky takim ka qenë i planifikuar më parë apo është vendosur në minutën e fundit.
Por si për koincidencë takimi vjen një ditë pasi në Itali u arrestua Moisi Habilaj, një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Akuza për Habilajn është drejtimi i një organizate kriminale që dërgonte drogë në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY