U nisën me kanoe nga Shqipëria për në Greqi, gruaja vdes rrugës

U nisën me kanoe nga Shqipëria për në Greqi, gruaja vdes rrugës

179
0
Shares

Një grua 52 vjeçare ka vdekur gjatë rrugës kur po shkonte drejt bregdetit të Borshit me kanoe. Turistja nga Xvicra ishte nisur nga Porto Palermo se bashku me 62 vjeçarin.  Por, rryma e fortë u ndryshoi atyre drejtimin dhe u shpallën të humbur për disa orë. Autoritetet shqiptare vunë në dijeni edhe policinë kufitare  greke duke u kërkuar ndihmë për gjetjen e turistëve. Në kërkime u angazhuan edhe grekët, të cilët pas disa orësh gjetën pranë Korfuzit 62-vjeçarin në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa, gruaja 52-vjeçare u gjet e pavetëdijshme dhe u dërgua në spitalin e Korfuzit, ku dhe u shpall e vdekur. Për kërkimin e dy turistëve u angazhuan tre anije kërkimi që patrullonin në ujërat pranë ishullit të Korfuzit dhe në ujërat shqiptare, si dhe një helikopter. Pavarësisht kërkimeve intensive, fatkeqësisht 52-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY