E përdhunoi dhe e la shtatzënë, zbardhet dëshmia e të miturës: U...

E përdhunoi dhe e la shtatzënë, zbardhet dëshmia e të miturës: U fut në banesë dhe…

137
0
Shares

E mitura ka rrëfyer momentet e dhimbshme që ka përjetuar nga përdhunimi i nje 55 vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi ne Velçan të Pogradecit ku 55 vjeçari e perdhunoi 15 vjecaren dhe e la shtatzënë.  Burimet nga policia thanë se vajza 15-vjeçare ka dhënë dëshminë e saj në prani të psikologes. Për këtë ngjarje të rëndë është vënë në pranga Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administrative Velçan. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë një ditë më parë në prani edhe të psikologes, nga një vajzë 15-vjeçare. Në dëshminë e saj, vajza adoleshente ka deklaruar se 55-vjeçari në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë ajo ka ngelur shtatzënë. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pogradecit për akuzën e “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY