FOTO/ Malësi e Madhe, sekuestrohen 67.5 kg drogë, tre persona në kërkim

FOTO/ Malësi e Madhe, sekuestrohen 67.5 kg drogë, tre persona në kërkim

131
0
Shares

Policia Kufitare e Shkodrës ka sekuestruar 67.5 kg kanabis, por nuk ka mundur të arrestojë tre personat të cilët ishin duke e transportuar sasinë e drogës drejt Malit të Zi. Tre personat janë pikasur fillimisht në orët e para të mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat  ishin duke patrulluar kufirin e gjelbër. Mësohet se tre personat e kishin ndarë sasinë e kanabisit në tre thasë, brenda të cilëve ishin 60 pako.

Njoftimi i policisë:

Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të D.R.K.M Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi. Policia Kufitare e Shkodrës gjatë operacionit sekuestron 67.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Vijon operacioni në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi për kapjen e tre shtetasve që transportonin lëndën narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lçndë narkotike. Menjëherë kane njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi. Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike ne shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi. Policia Kufitare gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”. Po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY