Një tjetër fluks largimesh, kryeministri Rama tregon se kush e ka rradhën

Një tjetër fluks largimesh, kryeministri Rama tregon se kush e ka rradhën

237
0
Shares

Një tjetër fluks largimesh është duke ardhur. Këtë rradhë Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të preken Prefektët në të gjithë vendin. Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me drejtuesit e pushtetit vendor, kryeministri deklaroi se do të ketë një skuadër të re Prefektësh, që do të mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Më tej, ai shtoi se shumë shpejt do të bëjë publik emrat e Prefektëve të rinj, që sipas tij, do jenë një hallkë e qartë ndërveprimi.

“Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka pasur përmbytje. Shumë shpejt do bëj publik emrat e prefektëve dhe pastaj do kemi një hallkë më të qartë ndërveprimi”,- tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY