VIDEO/ Ja pamjet e arrestimit të Emiljan Gjepalit

VIDEO/ Ja pamjet e arrestimit të Emiljan Gjepalit

272
0
Shares

Emiljan Gjepali ka rënë në prangat e policisë së Durrësti pas afro katër muajsh operacioni të zhvilluar në Shijak të koduar “Streha”.
Më datë 16 qershor të këtij viti, kur në banesën e vëllait të tij S. Gjepali 43 vjeç, sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe 5 armë të llojeve pistoletë dhe automatik.
Gjepali u ndalua ditën e djeshme pasi dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e specialistëve për narkotikët.
Gjepali zotëronte edhe një “Benz” të blinduar, të cilin uniformat blu e sekuestruan në cilësinë e provave materiale së bashku me armët edhe drogën.
Ndaj tij rëndojnë 3 akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet e sekuestruara më 16 qershor:
• 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
• një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
• dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
• një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;
• një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;
• një pistoletë sportive, tip Super Conter;
• 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.
• 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
• 7 fishekë pistolete, kal 45;
• 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
• dy krehëra automatiku, mod 56;
• një automjet tip Benz, i blinduar.
Vijon puna për kapjen e 43-vjçarit të shpallur në kërkim S. Gjepali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY