Greqi, transportonin drogë në automjete, në pranga dy shqiptarë dhe një rumune

Greqi, transportonin drogë në automjete, në pranga dy shqiptarë dhe një rumune

91
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë dhe një rumunë kanë rënë në prangat e policisë greke. Ngjarja ka ndodhur në kuadër të dy operacioneve policore në Greqi. Raportohet se në operacionin në qytetin e Artës, është ndaluar një shqiptar 24- vjeçar, identiteti i të cili ende nuk është bërë i ditur. Në automjetin e 24- vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi prej 21.7 kilogramësh.
Ndërkohë në Janinë, autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar 29- vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me një shtetase rumune 38- vjeçare. Arrestimi i tyre është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën që udhëtonin, u janë gjetur gjysmë kile heroinë si dhe 54.2 gramë kokainë.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 29- vjeçarit shqiptar dhe as ai i shtetases rumune.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY