DETAJE/ Identifikohet pedagogu shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi

DETAJE/ Identifikohet pedagogu shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi

149
0
Shares

Një ditë më parë u publikua lajmi se një shqiptar 35-vjeçar i cili është pedagog në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar në Malajzi pasi akuzohet se ka lidhje me grupin terrorist ISIS në Siri dhe në Irak. Ditën e sotme ka qenë policia e cila ka pranuar se një nga 8-të të arrestuarit për terrorizëm është një shqiptar, i identifikuar si Z.K. Sipas policisë shqiptari kishte përfunduar studimet e larta në Malajzi. Ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit  konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta. Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY