EMRI/ Durrës, arrestohet shitësi i heroinës, në kërkim bashkëpuntori

EMRI/ Durrës, arrestohet shitësi i heroinës, në kërkim bashkëpuntori

76
0
Shares

Një 23 vjeçar ka rënë në pranga dhe është shpallur ne kerkim bashkëpunëtori i tij. I arrestuari është Françesko Selishta, 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.Z., 28 vjeç, banues po në Durrës, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Françesko Selishta, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Dyshohet se të dy, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, shisnin drogë në qytetin bregdetar. Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY