DETAJE/ Si tentoi Enea Bektashi të fuste në kurth Forcat Speciale

DETAJE/ Si tentoi Enea Bektashi të fuste në kurth Forcat Speciale

291
0
Shares

Arrestimi i Enea Bekteshit, dy ditë më pare nga Policia e Elbasanit, nuk ka qenë aq i lehtë sa u mendua në fillim. Deri tani 31 vjeçari është personi kryesor i dyshuar se goditi me automjetin e tij të blinduar, makinën e zv.drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi, mbrëmjen e 18 shtatorit pranë tregut Agro-Ushqimor. Për ti shpëtuar prangosjes, Bekteshi kishte instaluar në qytetin e Cërrikut, disa kamera sigurie, të cilat monitoronin gjithë lëvizjet e forcave speciale. Sipas burimeve pranë uniformave blu, në gjendje pune kanë qenë katër kamera. E para ishte vendosur te rrethi i konviktit të qytezës, e dyta pranë Medresesë, e treta tek rrugica që të dërgon te banesa e kunatit te tij dhe e katërta ishte vendosur poshtë pallatit pesë katësh. Serverët e këtyre kamerave u sekuestruan nga Policia e Elbasanit dhe u dërguan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se Bekteshi kishte lënë gjurmë gishtërinjsh te automjeti tip audi A 8 që goditi policinë. Pavarësisht këtyre provave, i prangosur Bekteshi vijon të mos flasë gjate marrjes në pyetje. Ai ka kërkuar më shumë kohë dhe procesin e marrjes në pyetje kërkon ta zhvillojë në prani të avokatit. Emri i Enea Bekteshit ka qenë më herët i skeduar për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Organi i akuzës së rrethit, kishte kërkuar që ai të mbahej nën mbikëqyrje nga forcat operacione speciale, pasi kishte dyshime se ishte përfshirë në atentatin me antitank ndaj banesës së familjes Çapja. Kjo ngjarje e pazakonte ndodhi në fillim të gushtit të këtij viti por fatmirësisht pa viktima. Sipas burimeve nga prokuroria, 31-vjeçari Enea Bekteshi dyshohet se ka qenë në drejtim të automjetit të vjedhur në Durrës, tip BMË X3, qe u dogj në periferi të qytetit të Elbasanit, pasi goditi me antitank ndërtesën e Çapjave. Për atë ngjarje u kërkuar që të mbaheshin nën përgjim edhe dy persona të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. /Abc news.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY