Greqi, sekuestrohen 133 kg drogë, në pranga trafikanti shqiptar

Greqi, sekuestrohen 133 kg drogë, në pranga trafikanti shqiptar

83
0
Shares

Policia greke ka sekuestruar 133 kg kanabis sativa dhe arrestoi trafikantin shqiptar. Ngjarja ndodhi në Neraida, afër Igumenicës. Operacioni u nis në bazë të informacioneve mbi një mjet që po lëvizte me drogën në territorin grek dhe gjatë kontrolit, 36-vjeçari shqiptar nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar, raportojnë mediat helene. Kjo e rriti më shumë dyshimin dhe efektivët u vunë në ndjekje të makinës, në bagazhin e të cilës u gjet edhe sasia e drogës. Drejtuesi i saj përfundoi në pranga dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Igumenicës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY