Delvinë, nëna e dy fëmijëve të mitur është zhdukur prej 8 ditësh

Delvinë, nëna e dy fëmijëve të mitur është zhdukur prej 8 ditësh

76
0
Shares

Prej 8 ditësh rezulton e zhdukur nena e dy fëmijëve. 18-vjeçarja, Sara.D, banon në Delvinë në fshatin Kopaçez. Mësohet se zhdukjen e saj e ka denoncuar bashkëshorti i së resë, 32 vjeçari me inicialet M.D. Sipas informacioneve motra e saj, Gabriela Rroshi, thotë se është e frikësuar se mund ti ketë ndodhur diçka të motrës.

“Kemi frikë se i ka ndodhur diçka e keqe, Sara nuk mund të largohej nga fëmijët. Do të kishte folur me mua, nëse do të kishte me dëshirën e saj. Më kishte thënë se me bashkëshortin nuk kalonte mirë, por kur e pyesja nëse e kishte dhunuar më përgjigjej jo. Nuk di çfarë të them, kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe”,- thotë motra e saj.

Ajo apelon për këdo që mund ta ketë parë apo mund të ketë dijeni për diçka të njoftojnë familjarët, ndërsa i kërkon edhe policisë vazhdimin e kërkimeve dhe hetimeve për këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY