Arrin në Britani me pashaportë false, vajza: Më përdhunoi një bandë shqiptarësh

Arrin në Britani me pashaportë false, vajza: Më përdhunoi një bandë shqiptarësh

354
0
Shares

Një vajzë ka deklariar për autoritetet britanike sse esjte perdhunuar nga nje bande shqiptaresh. Ajo ka udhëtuar deri në Dover (Britani) me një pasaportë false, është ndaluar nga autoritet atje, ndërsa ka deklaruar se po trafikohej për në Britani për tu shfrytëzuar seksualisht. Kur është marrë në pyetje nga autoritet në Dover, e  reja ka deklaruar se edhe ishte abuzuar seksualisht, ndërsa ka shtuar se nuk i kanë thënë se po sillnin për në Angli. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga dy persona, pasi dyshohet se trafikonin njerëz për t’i shfrytëzuar seksualisht. Të arrestuarit, mësohet se nuk janë shqiptarë, por ata kanë deklaruar se gruaja është nga Shqipëria. Kur është marrë në pyetje, 24-vjeçari Neculai-Georgel Sirbu, ka deklaruar se shqiptarja në fjalë ishte e dashura e tij prej 4 javësh, ndërsa ata po shkonin për në Britani për të kërkuar punë. Por, gjykata e Canterbury ka mundur të provojë se Sirbu dhe Pal Sebastian Caragata, një roje 41-vjeçar i sigurisë, kishin bërë tri udhëtime nga Belgjika në Britani të Madhe në gusht. Të dy pranuan se kontrabandonin njerëz në Britani të Madhe dhe u burgosën me nga tre vjet. Ata kishin mbërritur me automjete të ndara pas udhëtimit. Në fakt, shqiptarja pasi është marrë në pyetje nga gjykata, ka deklaruar se ishte abuzuar seksualisht nga anëtarët e një bandë në Shqipëri, por jo nga Sirbu dhe Caragata. Caragata u tha oficerëve se ai kishte qenë në Angli 15 vjet më parë dhe nuk mbante para.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY