VIDEO/ Lidhja e atentatit në Vlorë me “Masakrën e Çoles”

VIDEO/ Lidhja e atentatit në Vlorë me “Masakrën e Çoles”

119
0
Shares

Policia e Vlorës ka shoqëruar dhjetë persona të dyshuar për atentatin ndaj të fortit të Selenicës. Ende nuk ka të dhëna për autorët e krimit ku u plagosën dy burra dhe një fëmijë, por hetuesit vazhdojnë me dyshime se ngjarja ka lidhje me masakrën e vitit 2015 në Çole dhe me atentatin 27 Majit të këtij viti ku u ekzekutuan Drejtori i OSHEE, Roland Saliu, i cili ndodhej rastësisht me shënjestrën Mirvjen Hyseni drejtori i një televizioni privat në Vlorë. Shënjestra e atentatit me pseudonimin Robit, Ferdinant Llanaj sipas burimeve nga spitali ka marrë 10 plumba, në kokë dhe në trup. Personi tjetër Dritan Begaj u qëllua me katër plumba, kurse fëmija 8-vjeçar u dëmtua fizikisht, por jo nga plumbat. Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës në rrugën Transballkanike, një zonë e populluar. Një orë më vonë policia gjeti një BMW të shkrumbuar në rrugën Kafaraj, që lidhet me autostradën Levan-Tepelenë, poshtë një nënkalimi. Nga kjo makinë dyshohet se u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Ferdinant Llanajt, që po udhëtonte me një Benz gri .   

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY