Skandali i radarëve të fikur në det, Rama: Çfarë pret Prokuroria që...

Skandali i radarëve të fikur në det, Rama: Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet? 

95
0
Shares

Luan Rama nënkryetari i LSI-së, ka risjellë në qendër të vëmendjes radarët e fikur që duhet të vëzhgojnë hapësirën detare. Rama shprehet se shteti ësjtë baahkëfajtorë në krim, pasi edhe pse çështja tashmë eshtë bërë publike, hetimet nuk kanë nisur.

DEKLARATA E LUAN RAMËS

Radarët nuk punojnë,

shteti në gjumë!

Në punë janë vetëm trafikantët!…

Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD – thënë më thjeshtë sistemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!

Për të qënë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbatjen e ketij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!

Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?

Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanē bërë?!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!

Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfarē pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!

Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY