Kushërinjtë dhe shoqet e gjimnazit trondisin me rrëfimin e tyre: Enertila vuan...

Kushërinjtë dhe shoqet e gjimnazit trondisin me rrëfimin e tyre: Enertila vuan nga një sëmundje

485
0
Shares

E mashtroi Barush Ahmetajn dhe i mori 60 mln lekë. Shokë dhe shoqet e gjimnazit të Enertila Beqjas shprehen se ajo vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor, por që nuk është kuruar. Të njëjtën gjë pohoi dhe një kushërirë e Beqjas, e cila studion jashtë.

“Enertila ka vuajtur, atë e kanë marrë në qafë prindërit e saj, që nuk e kanë kuruar sepse kishin frikë se do e merrte vesh fshati dhe u mbetej në derë. ‘Pseudologjia’ është sëmundja prej së cilës vuan Enertila. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje ëndërrojnë të kenë shumë gjëra dhe përpiqen t’i realizojnë, pavarësisht kostove të saj”,- tha kushërira e 27-vjeçares.

Ndërkaq, ish-shokët e shoqet e kësaj të fundit u shprehën se:

“Enertilës i binte të fikët vazhdimisht kur ishte në shkollë. Ajo gjithmonë ka qëndruar në bankën e fundit. Të gjithë e dinin që ishte e sëmurë. Shkarraviste pa fund librat fletoret, bankat, muret dhe dërrasën. Më pas i binte të fikët. Aso kohe (kur ishte në shkollë) hapi kartelë, por ajo ka vuajtur faktin se ka qenë në fshat. Prindërit e saj, duke qenë se e kishin vajzë të vetme nuk e kanë kuruar sepse nuk donin që t’i hapej nam në fshat. Këtë e dinë të gjithë, edhe ne e dimë”.

Gjithashtu, kushërira dhe ish-gjimnazistët thanë se në 4 vitet e shkollës së mesme Enertilën e kanë toleruar të gjithë mësuesit, e kanë kaluar, sepse e dinin që ishte e sëmurë.

“Madje edhe në provimet e fundit, asaj i ra të fikët dhe mësuesit e kaluan që të mos përsëriste më vitin shkollor. Enertila thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme ka dashur një djalë Albano, por ai nuk dinte gjë për ndjenjat e saj”,- thanë ish-gjimnazistët e Manzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY