FOTO/ Përplasi për vdekje dy vëllezërit, arrestohet drejtuesi i “Benzit”

FOTO/ Përplasi për vdekje dy vëllezërit, arrestohet drejtuesi i “Benzit”

200
0
Shares

Përplasi për vdekje dy vëllezër dhe u largua nha vendngjarja. Pilicia ka vënë në pranga 54 vjeçarin. Ngjarja e rende ndodhi pasditen e të enjtes.Nën akuzë si shkaktar për aksidentin e vëllezërve korçarë është vënë Petro Gegolli, 54 vjeç, banues në Bilisht të Devollit. Ai është arrestuar nga policia, i akuzuar se në afërsi të fshatit Progër, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA501HV, është përplasur dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje dy vëllezërit me banim në fshatin Plasë, të cilët udhëtonin me një motor “Dayang” pa targa. Si pasojë e aksidentit humbën jetën Simon Telo 17 vjeç dhe vëllai i tij Billi Telo 23 vjeç. Dy të rinjtë gjetën vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, si pasojë e dëmtimeve të marra. Aktualisht policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të përplasjes, ndërkohë që ndaj Gegollit materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY