FOTO/ Delvinë, 285 kg hashash në “benz”, arrestohen dy poseduesit

FOTO/ Delvinë, 285 kg hashash në “benz”, arrestohen dy poseduesit

129
0
Shares

Policia ka sekuestruar 285 kg droge. Lenda narkotike u gjet ne automjetin “Mercedez benz”. Ne pranga rane një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në Delvinë. Gjatë kontrollit të tyre policia konstatoi 285 kg kanabis. Elsion Leskaj, 30 vjeç, banues në Delvinë dhe Zyber Leskaj, 27 vjeç, banues në Delvinë, u vunë në pranga në lagjen ”Papuçiu”, në Delvinë. Të dy këta person sipas policisë, kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip ”Mercedes Benz”, në momentin kur janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit në mjet u gjet edhe lënda narkotike. Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale të ”Prodhim shitjes së narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë

Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprës penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve !
Arrestohen në flagrancë dy shtetas!
Specialistët e Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijimësi të punës së vazhdueshme, për evidentimin/parandalimin dhe vënien para përgjegjësisë shtetasit të cilët kryejnë veprimtarinë e kundërligjshme të prodhim shitjes së narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas :
Elsion Leskaj, 30 vjeç, banues në Delvinë,
Zyber Leskaj, 27 vjeç, banues në Delvinë.
Të dy këta shtetas kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tip ”Mercedes Benz”, në lagjen ”Papuçiu”, në Delvinë , në momentin kur janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit që u kanë ushtruar në mjet, u kanë konstatuar një sasi prej 285 gram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkorike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale të ”Prodhim shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY