Vrau efektivin e FNSH në Shkodër, David Qose ka probleme mendore

Vrau efektivin e FNSH në Shkodër, David Qose ka probleme mendore

204
0
Shares

David Qosja ka probleme mendore. Këtë përfundim kanë arritur mjekët pdikiatër për autorin e vrasjes se efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra. Megjithatë, kjo nuk e përjashton nga përgjegjesia për vrasjen e kryer. Gjatë seancës së sotme në gjyq ka pasur debate mes avokates mbrojtëse të Qoses dhe mjekut që lexoi përfundimin. Më herët ai e ka pranuar në gjyq se ka qëlluar në drejtim të policisë, por më parë tha ai e kishin qëlluar të tjerë nga mali në drejtim të shtëpisë së tij. Qose ka deklaruar në gjyq se nuk kishte qëllim të vriste policin, “doja që efektivët të mos hynin në banesë. Qëllova sepse në banesën time u gjuajt në fillim nga banesa e fqinjit nga mali”. Mbi të rëndojnë tre akuza, “vrasja e policit”, “vrasje e policit në tentativë “dhe “armëmbajtje pa leje”. Avokatët e Qoses thonë se ngjarja mund të konsiderohet si ‘vrasje nga pakujdesia’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY