VIDEO & EMRA/ Skrapar, gjendet drogë e madhe, arrestohen dy persona

VIDEO & EMRA/ Skrapar, gjendet drogë e madhe, arrestohen dy persona

247
0
Shares
foto ilustruese

Gjatë orëve të para të mëngjesit në operacionin e koduar “Agimi” u goditën 3 raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në Skrapar. Për pasojë, sekuestrohen 297 kg lëndë narkotike kanabis sativa e papërpunuar, ndërsa janë asgjësuar me anë të djegies 175 rrënjë kanabis.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se sot u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrënjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.
Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Rasti i tretë ishte arrestimi i të shpallurit në kërkim Medi Myftaraj 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë, Skrapar dhe banues në Ksamil. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Visockë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Në ngarkim të këtyre personave të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri (1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Berat-SkraparFinalizohet me sukses operacioni policor "AGIMI"Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe TrafiqeveGoditen 3 raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndës narkotike Cannabis SattivaArrestohen në flagrancë 2 shtetasNjëri prej tyre i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”Sekuestrohen 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattivae papërpunuar.Asgjësohen me anë të djegies 175 rrenjë bimë narkotike Cannabis SattivaGjatë orëve të para të mëngjesit Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor "Agimi" dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka goditur 3 raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndës narkotike Cannabis Sattva në 3 vende të ndryshme, konkretisht:1. U bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë, Skraparë dhe banues në Ksamil, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Visockë iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.—2. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.Në total është sekuestruar rreth 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e papërpunuar.Në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri ( 1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.—–3. Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrenjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" prashikuar nga nenet 283 dhe 284 të Kodit Penal.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 27 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY