FOTO GALERI/ Presidenti Ilir Meta priti në një takim Amanda Bennett, Drejtoreshë...

FOTO GALERI/ Presidenti Ilir Meta priti në një takim Amanda Bennett, Drejtoreshë e “Zërit të Amerikës”

82
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Drejtoreshën e “Zërit të Amerikës” (VoA), Amanda Bennett.
Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që për herë të parë pas 75 vitesh, Shqipërinë po e viziton Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, Bennett.
Presidenti Meta vlerësoi lart kontributin e “Zërit të Amerikës” për të mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci edhe në periudhën më të errët të izolimit komunist të Shqipërisë.
Në veçanti Presidenti Meta u ndal në frymëzimin që “Zëri i Amerikës” dha për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë.
Presidenti Meta theksoi se “Zëri i Amerikës” ka shërbyer dhe mbetet si urë e rëndësishme lidhëse në marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Meta dhe Bennett diskutuan mbi zhvillimin e mediave në Shqipëri dhe më gjerë, për ndryshimet e panoramës mediatike dhe sfidat me të cilat ndeshen mediat në ditët e sotme.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i mediave lokale në gjuhën shqipe me “Zërin e Amerikës”, si një media e lirë dhe profesionale.
Drejtoresha Bennett ndër të tjera tha se, misioni i “Zërit të Amerikës” nuk ka ndryshuar që nga dita e transmetimit të parë, para 75 vitesh – të tregojë të vërtetën, të jetë i saktë dhe i balancuar dhe të njohë audiencat me Amerikën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY