Shkodër, vrau nipin me thikë, lihet në burg Bujar Kuçi

Shkodër, vrau nipin me thikë, lihet në burg Bujar Kuçi

156
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka lene ne burg Bujar Kuçin, i cili pak ditë më parë vrau me thikë nipin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë ne Shkoder, ku xhaxhai i mori jetën nipit të tij Mirsad Kuçi, pasi qeni i këtij të fundit i ndoti në oborrin e shtëpisë.
“Nipi më sulmoi vetë i pari”,- tha Kuçi para trupës gjykuese.
Ndërkohë, pas ngjarjes policia raportoi se xhaxhai dhe nipi kishin qenë në konflikt të vazhdueshëm për çështjen e një oborri të përbashkët, pasi nuk arrinin të ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës.
Situata mes tyre ishte agravuar së tepërmi, kur qeni i viktimes kishte ndyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, duke bërë që ky i fundit të marrë thikën dhe të qëllojë nipin e tij 32-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY