VIDEO/ Mbledhja “e hapur” PS-së, Braçe ironizon, Fino ndërhyn, Rama “këshillon”: Kujdes...

VIDEO/ Mbledhja “e hapur” PS-së, Braçe ironizon, Fino ndërhyn, Rama “këshillon”: Kujdes se jemi “live”

108
0
Shares

Partia Socialiste në pushtet ka zhvilluar sot mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar dhe kryesisë, PS+ siç u pagëzua në Asamblenë e fundit, me dyer të hapura dhe transmetim”live”.
Por edhe pse nën kontrollin e moderatorit Balla dhe kryetarit të Partisë pa dashje rrodhën lajme që tradhtojnë shtirjen e bashkëqeverisjes dhe këtë shfaqje të demokracisë parlamentare.
Kryeministri nuk shmangu dot pakënaqësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe për vendimin në thyerje të procedurave, të anashkalimit të Komisionin e Ekonomisë për efektet financiare, të ngritjes dhe funksionimit të institucioneve të Vetting-ut.
Taulant Balla pranoi se ishte bërë gabim, ndërsa kryeministri kërkoi të mos zgjatej më shumë debati pasi ishin në një transmetim “live”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY