Pas zjarreve, Shqipëria kanoset nga një tjetër rrezik, Shefi i Emergjencave jep...

Pas zjarreve, Shqipëria kanoset nga një tjetër rrezik, Shefi i Emergjencave jep alarmin

512
0
Shares

Shira te forta e presin Shqiperina gjatë dy muajve të ardhshëm. Dhe duket se kjo është shpresa e vetme që Shqipëria të mos përfshihet sërish nga përmbytje masive që përsëriten gati çdo vit. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se 23 bashki në vend ende nuk e kanë marrë masa për pastrimin e sistemit të kanalizimeve të paktën. Emergjencat Civile thonë se në disa zona janë kryer investime, por ka ende shumë punë për të bërë. Kombet e Bashkuara ngrenë alarmin se Shqipëria, për tre vite me radhë është vendi më i rrezikuar në Evropë, përsa u përket fatkeqësive të natyrës. Një raport i publikuar nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara thotë se Shqipëria është me riskun më të lartë në kontinent për shkak të fatkeqësive të natyrës, ku futen përmbytjet, zjarret, cënueshmëria e territorit, vërshimi lumenjve të llogaritura këto sëbashku me kapacitetet reaguese që ka vendi ynë, për të menaxhuar këto situata. Raporti u bë publik nga OSBE gjatë një takimi me Emergjencat Civile të vendit tonë, drejtorët e Emergjencave Civile të vendeve të BE dhe SHBA prefektët dhe kryetarët e bashkive dhe në analizë të raportit janë marrë 171 vende të ndryshme të botës. /Klan+

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY