Mblidhet Grupi Parlamentar i PD, ja çfarë vendimesh u morën

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD, ja çfarë vendimesh u morën

81
0
Shares

Sot është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Mësohet se temë e diskutimit ka qenë Reforma në Drejtësi. Burime brenda PD, bëjnë me dije se në mbledhje është vendosur që në seancën e radhës në parlament të mbështesë kërkesat e paraqitur nga organet e vettingut dhe të miratohen ashtu siç i kanë paraqitur. Për ketë demokratët do të paraqesin në seancë amendamente. Gjithashtu burime nga PD bëjnë me dije se do të kërkohet llogari për mosrespektimin e rregullores dhe vonesat me diskutimin e dekretit të presidentit për rishqyrtimin e ligjit që parashikon importin e mbetjeve. Ndërkohë PD do të nisë thirrjen e ministrave të dikastereve kryesore, e paralajmëruar që në fillim prej demokratëve. Ndër të cilët edhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla lidhur me problemet me arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojmë dhe këtë vit si dhe për radhët e gjata. Gjithashtu në PD ka nisur puna dhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY