VIDEO/ Shtëpia merr flakë, si u shpëtuan tre fëmijët në Kamëz

VIDEO/ Shtëpia merr flakë, si u shpëtuan tre fëmijët në Kamëz

120
0
Shares
Foto Ilustruese

Nje shtëpi në Kamëz ka marrë flakë. Shkak eshtë bërë një shkëndijë elektrike në televizorin e katit të parë të banesës dy katëshe. Jeta e 3 fëmijëve që ndodheshin në shtepi eshte vene ne rrezik. Ngjarja ndodhi në rrugën “OSBE” në Kamëz. Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës në momentin që kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë të fëmijëve. Këta të fundit nuk arrinin të dilnin nga banesa për shkak se dera ishte bllokuar. Shërbimi zjarríkës që ndodhet i stacionuar në Kodër Institut është nisur menjëherë. Falë ndërhyrjes në kohë dhe shpejtësisë së veprimeve të efektivëve, janë arritur të nxirren nga banesa pa dëmtime tre fëmijët me iniciale A.H 3 vjeç, A.H 12 vjeç dhe 15-vjeçarja me iniciale E.H. Tvklan.al sjell pamje nga banesa dy katëshe në Kamëz që u përfshi nga zjarri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY