DETAJE/ Policia e Elbasanit jep detaje për operacionin e sotëm të Policisë:...

DETAJE/ Policia e Elbasanit jep detaje për operacionin e sotëm të Policisë: Vetëm një i arrestuar, ja çfarë janë sekuestruar

178
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para për operacionin e sotëm, të gjerë policor, në këtë qytet.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se prej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posaçme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSH-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.
Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjesëtarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20. 09. 2017 në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit “Vjeshtë 2017”, për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.
Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.
Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.
Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.
Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY