Reforma Zgjedhore, ja ku ndahen me Lulzim Bashën aleatët e PD-së

Reforma Zgjedhore, ja ku ndahen me Lulzim Bashën aleatët e PD-së

88
0
Shares

Një ditë pas tryezës së thirrur nga Lulzim Basha me aleatët e Partisë Demokratike vijnë edhe propozimet e para për reformën zgjedhore. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe demokristiani Nard Ndoka propozojnë ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor.
“Unë personalisht jam për mazhoritar, megjithatë do të diskutohet çdo lloj sistemi”, shprehet Shehi.
“Mbështes idenë e një sistemi kombëtar preferencial”, shpreh një tjetër mendim, Nard Ndoka, një tjetër aleat.
Njëzëri aleatët e Bashës kërkojnë lista të hapura, si e vetmja mundësi për të pasur një përfaqësim sa më të drejtë të votës së shqiptarëve në Parlament.
“Jam për listë të hapur se vendos meritokracinë, s’ka nevojë ta vendosi kryetari e vendos populli me votë”, shton Shehi.
“Listat duhen të hapura, ka përfaqësim…”, mbështet Ndoka.
Shehi e Ndoka shprehen në parim pro votimit të emigrantëve, por i sugjerojnë kreut të PD-së të mos e kushtëzojë këtë proces me votimin elektronik.
“Nuk është kohë ultimatumesh”, apelon Dashamir Shehi.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje e në mënyrë të veçantë numërimi elektronik shihet nga aleatët e Partisë Demokratike si një mundësi në zbutjen sadopak të fenomenit të shitblerjes së votës.
“Do largojmë nga zullumi sa është e mundur. Edhe elektroniku vidhet por sistemi i numërimit duhet përmbysur”, argumenton kreu i LZHK-së.
“E mbështesim këtë ide”, shton Ndoka.
Pak ditë më parë demokratët depozituan në Kuvend edhe një kërkesë për ngritjen e Komisionit Ad Hoc parlamentar për reformën zgjedhore gjë që u mirëprit edhe nga shumica në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY