DETAJE/ “Hyrje – Dalje”, ja sa euro fituan nga shitja e drogës...

DETAJE/ “Hyrje – Dalje”, ja sa euro fituan nga shitja e drogës në 8 muaj trafikantët shqiptarë

157
0
Shares

Policia italiane arrestoi 10 persona të mërkurën, 9 shqiptarë dhe një italian për trafik droge në krahinat e Varezes dhe Torinos.
Ata gjetën një bllok në të cilën ishin mbajtur shënime për shitjen e drogës. “Kanë hy e kanë dalë”, kanë shkruar ata në bllok në gjuhën shqipe, sipas Corriere Della Sera.
Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, i cili ishte i përbërë nga dy familje shqiptare të moshës nga 22 vjeç deri në 54 vjeç. Ata mbanin llogaritë e dërgesave dhe fitimeve shënim çdo ditë. Karabinierët italianë arrestuan Dorian Dajën 37 vjeç. Ai kishte mbajtur shënim lëvizjet e drogës që kishte bërë për 8 muaj me fitime që arrinin deri në 2.374.000 euro.
Në territorin që u arrestuan shqiptarët bëhet e ditur se zona kontrollohet prej tyre dhe që arrinin të furnizoheshin me kokainë prej Holandës dhe me heroinë e marijuanë prej Ballkanit. Një person i ndaluar prej policisë, pasi bleu drogë në barin ku operonte grupi kriminal, tha se kjo ishte e përditshme aty.
Ai kishte siguruar aty gjysmë gramë kokainë për 45 euro, sipas policisë. Karabinierët italianë e kishin hetuar prej kohësh aktivitetin e tyre kriminal dhe shprehen se grupe të tjera kriminale shqiptare vazhdojnë të operojnë në tregun e drogës në Milano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY