FOTO & DETAJE/ Itali, dy familje shqiptare drejtonin trafikun e drogës

FOTO & DETAJE/ Itali, dy familje shqiptare drejtonin trafikun e drogës

110
1
Shares

Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit antidrogë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Milanos.
Operacioni iu kodua “Tequila” për shkak të një infiltruari të policisë italiane në kontakt me trafikantët e drogës, që për të fituar besimin e tyre ishte shtirur si menaxher i një marke të re të pijes Tequila.
Operacioni “Tequila” aktivizoi 90 trupa policorë e një helikopter, që çoi në orët e para të mëngjesit të sotëm në arrestimin e 10 personave, 9 shtetas shqiptarë e 1 italian, të moshës 22 deri në 54 vjeç.
Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal për trafikim të drogës së tipit marijuanë, kokainë e heroinë.
Shqiptarët e arrestuar janë anëtarë të dy familjeve, banuese në provincën e Milanos.
Çdo anëtarë i familjes kishte një rol të përcaktuar mirë në trafikun e drogës. Një nga familjevt shqiptare është pronare e një restoranti në komunën Villa Cortese, por trafikimin e drogës e bënin në ambientet e brendshme të një lokali pronarët e të cilit nuk ishin në dijeni.
Në këtë bar trafikoheshin mbi 40 doza drogë në ditë.
Hetimet kanë vërtetuar se kjo familje shqiptare ishte në biznes me një tjetër familje shqiptare, banuese po në provincën e Milanos e që i furnizonte rregullisht me lëndë narkotike.
Në zbardhjen e plotë të aktivitetit të kësaj organizate droge pati rëndësi dhe sekuestrimi i librit kontabël në shtëpinë e një korrieri shqiptar 37 vjeç.
Në këtë libër ishin shënuar jo vetëm sasia e paratë shitjes së drogës por dhe emrat e personave që ishin në biznes me ta.
Hetimet e operacionit “Tequila” zgjatën rreth 8 muaj e në librin kontabël të sekuestruar është vërtetuar se përgjatë kësaj periudhe kohore biznesi i drogës i këtij grupi trafikant ka shënuar një përfitim prej 2 milionë e 374 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY