VIDEO/ Memaliaj, kontroll në shtëpinë e 41 vjeçarit, policia gjen 7 pako...

VIDEO/ Memaliaj, kontroll në shtëpinë e 41 vjeçarit, policia gjen 7 pako me drogë

111
0
Shares

Policia ka sekuestruar një sasi prej 42 kg kanabis dhe ka vënë në pranga poseduesin. Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj. Sipas informacioneve te marra gjatë kontrollit Spartak Caca ka qenë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj. Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY